Ndëron jetë vëllau i Donald Trump

Advertisment

Vëllai i Donald Trumpit Robert Trump, ka vdekur të shtunën në mbrëmje në moshën 71vjeçare. I ndjeri ishte i shtrirë në një spital të Nju Jorkut. Lajmin për vd*ekjen e tij e bëri të ditur presidenti amerikan përmes një deklarate.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e vizitoi vëllanë e sëmurë në spital të premten pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Robert Trump është i sëmurë rëndë. Zyrtarët ende nuk e kanë publikuar shkakun e vdekjes.

Reklame

Me zemër të rënduar e ndaj lajmin se vëllai im i mrekullueshëm Robert vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im ai ishte shoku im më imirë. Ai do të na mungojë shumë, por ne do të takohemi përsëri. Kujtimi për të do të vazhdojë të jetojë në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua.

Pusho në paqe”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump. Robert Trump raportohet se ka qëndruar në repartin e kujdesit intensiv për disa ditë gjatë muajit qershor për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Në të njëjtin muaj, ai dorëzoi një p*adi në përpjekje për bllokimin e botimit të librit të mbesës Mary, ku tregohen shumë gjëra rreth familjes Trump.