Ndërpritet dasma me 300 të ftuar në Strumicë

SPB Strumicë ka ngritur padi penale kundër tre personave nga fshati Bansko i Strumicës për organizimin e një dasme gjatë pandemisë, kumtoi sot MPB-ja.

“SPB Strumicë ngriti padi penale kundër D.I. (57), A.I. (54) dhe E.I. (26), të gjithë nga fshati Bansko, Strumicë, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për kryerjen e veprës penale “mosveprim sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Më 28.02.2021, të paraqiturit në fshatin Bansko organizuan një aheng dasme të E.I., në të cilën morën pjesë rreth 300 persona, me çka vepruan në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për ndalesë të organizimit të tubimeve në shtëpi, dasma dhe festime të tjera”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.