Ndërroi jetë ish ushtari i UÇK-së, Gani Halili, në vitin 2001 luftoi në Radushë

Advertisment

Ka ndërruar jetë Gani Alili, luftëtar i Br. 115 tëUshtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Varrimi bëhet sot me namazin e drekës 21.05.2020 (e Ejte), në fshatin e lindjes, Sfillarë e Poshtme.

Reklame

Edhe pse në moshë të re, në vitin 2001 iu bashkangjit radhëve të UÇK-së dhe mori pjesë në shumë beteja. Vdekja e tij paraqet humbje të madhe jo vetëm për familjen, por edhe për rrethin dhe bashkëluftëtarët.

Azbi Nuredini ka shkruar se Gani Nurdin Alili u la në harresë nga institucionet e shtetit.

“Në, vitin 2001 iu bashkua UÇK-së në brigadën 115 Vorcë!
Ganiu i vetmi djalë i bacit Nurdin ishte në mesin e ushtarëve në moshë shum të re, 18 vjeçar, e vuri jetën e vet mburoj që shqiptarët të jenë Zot në tokën e vet, por Ganiu u la në harresë pa punë për 20 vjet, nuk iu gjet një vend pune në mesin e atyre 25 mijë administratorëve shqiptarë.

Rasti i Ganiut është një demant i fuqishëm i gjith atyre që thonë se i kanë sistemuar-punësuar ish ushtarët dhe kundërshtojnë miratimin e ligjit për të drejtat e veçanta të ish pjestarëve të UÇK-së!

Ganiun do ta kujtojmë si një atdhetar i pashoq, një djalë i pathyeshëm në mbrojtjen e kauzës kombëtare! Allahu e mëshiroftë Ganiun!”, është shprehur Azbi Nuredini.