Ndërroi jetë Jahja Gjakova , babai i aktivistes së Vetëvendosjes nga Shkupi, Vlera Gjakova

Advertisment

Sot u nda nga jeta babai i aktivistës sonë nga Shkupi, Vlera Gjakova. Jahja Gjakova, me prejardhje nga qyteti i Pejës së Kosovës, u nda nga jeta në moshën 62 vjeçare.

Edhe përkundër një jetë të mbushur me lumturi së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij, babai i Vlerës më në fund iu dorëzua virusit. Mirëpo, kujtimet e mira me dhe për të, Vlera dhe familjarët dhe të afërmit e tjerë do t’i kenë përgjithmonë.

Reklame

Vlera, e cila gjithherë ka shprehur me shumë dashuri lidhjen e afërt me babain, sot përjeton një dhimbje të papërshkrueshme. Përveç diskriminimit dhe shtypjeve tjera që shqiptarët në Maqedoninë Veriore ende i përjetojnë, familjës Gjakova sot iu shtua edhe fatkeqësia e humbjes së babait e bashkëshortit.

Fatkeqësisht, ky virus që nuk po mund ta shohim, i ka marrë tashmë jetët e shumë familjarëve, shokëve e shoqeve. Fatmirësisht, kjo kohë e pasigurtë ka ndikuar në rritjen e solidaritetit, kujdesit, dashurisë dhe bashkimit të njerëzve.

Urojmë që lufta të përqendrohet te virusi, së bashku, pa rrezikuar më tej jetët e njerëzve në të tashmën dhe në të ardhmën.

Ne si bashkaktivistë, në pamundësi të marrjes pjesë në varrimin e sotëm, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta Vlerës dhe gjithë familjes Gjakova”, thuhet në njoftimin e Levizjes Vetëvendosje.