Ndërroi jetë në Stamboll profesori i njohur shqiptar (FOTO)

Advertisment

Sot në Stamboll të Turqisë ka ndërruar jetë profesori i njohur kosovar i ndërtimtarisë, Musa Stavileci. Lajmin për këtë e ka përcjell nipi i tij, Blerand Stavileci, i cili tha se xhaxhai i tij ka lënë gjurmë tek shumë gjenerata të studentëve që ai ligjëroi.

Ky është njoftimi i tij: Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe dashamirët se mbrëmë, më datën 20 maj 2020, në Stamboll, ka ndërruar jetë familjari ynë i dashur, Musa Stavileci.

Reklame

Përveç familjar i devotshëm, ai ishte edhe profesor shembullor, puna dhe veprat e të cilit lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të universiteteve ku ai ligjëroi.

Afërsia dhe kujdesi i Axhës Musë ishin aq të jashtëzakonshme, saqë ai ishte i vetmi njeri që më datën 2 të çdo muaji vijues më uronte në mënyrë të veçantë për lindjen e djalit tim. Ai kishte shumë vlera e virtyte njerëzore, por posaçërisht këtë s’do ta harrojmë kurrë, as unë, as Liami. Shpresoj që stërnipi i tij të trashëgojë këto vlera e virtyte të pavdekshme. Me dhembje e respekt, qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!.

Musa Stavileci ishte profesor i fakultetit të ndërmtarisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe ligjerues në universitete të ndryshme. Ai po ashtu ka qenë bartës dhe ideator i shumë projekteve vendore dhe ndërkombëtare. (INA)