Ndërroi jetë një shkupjan i infektuar nga malaria

Advertisment

Një 35-vjeçar nga Shkupi i infektuar nga malaria, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë.

Nga Klinika universitare për sëmundje infektive në Shkup informojnë se pacienti me malaria është infektuar, gjatë udhëtimit të tij zyrtar në Ganë dhe se është pranuar në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.

Reklame

“Pas ardhjes së pacientit në Klinikë, ai menjëherë është hospitalizuar, sëmundja i është diagnostikuar, por për fat të keq nuk kemi mundur që të bëjnë asgjë më tepër, për shkak se ka qenë në gjendje të rëndë”, thonë nga Klinika./TV21/