Ndërroi jetë Plaku i Llojanit

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare Isen Iseni i njohur si plaku i Llojanit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Llojan, në ora 15.

Reklame

“Plaku i Lojanit” u bë i njohur për kritikat e ashpra ndaj politikanëve shqiptarë për mosrealizimin e premtimit për hapjen e kufirit Llojan Miratoc. /Gazeta Lajm/