Ndërroi jetë profesori i njohur nga Saraji në natën e Kadrit

Advertisment

Mbrëmë ka ndërruar jetë profesori i njohur nga Saraji, Imer Jakupi.

“Mbreme në percjellje të Natës së Madhe të Kadrit ndërroi jetë prof. Imer Jakupi, djali i axhës tim, i cili tërë jetën (44vite) ia kushtoi dijes dhe arsimit. Veprat e tija kapitale jane nxenesit qe paten rastin ti mesoje dhe edukoj ne frymen kombetare e njerezore dhe veprat ne dorshkrim per çeshtjen kombetare shqiptare te periudhes 1912-1946. Per fshatin Gllumov ishte aktivist i paepur. Iniciator për realizimn e ujesjellesit, ambulantes, rrugeve te reja dhe shume aktiviteteve tjera. Ishte kryesues i pare i Keshillit te komunes se Sarajit.

Reklame

Atij i mbetet borxh çdokush qe e njohu pasi se paku ia dha nje keshill te mire. Zoti i falt xhenetin e merituar. Varrimi per shkak te kushteve te jashtzakonshme do te behet vetem ne pranin e gjirit familjar”, njoftoi familjari i tij, Xhelal Jakupi.