Ndërroi jetë Selver Ismani, kryetari i parë shqiptar në Gjykatën e Kumanovës

106
#

Ka ndërruar jetë, sot, Selver ISMANI nga qyteti i Kumanovës. Ismani ka qenë avokati i parë shqiptarë në qytetin e Kumanovës, njëherit edhe kryetari i parë shqiptarë i gjykatës Themelore të Kumanovës. Ismani ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ismani është shquar në Kumanovë dhe më gjerë për veprimtarinë e tij në gjyqësorë dhe fushën e drejtësisë. Veprimtaria e tij do të mbetet inspirim për gjeneratat e reja që synojnë shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën ora 13:00, në varrezat e qytetit.