Ndërrojnë jetë 4 pacient me koronavirus në Klinikën Infektive në Shkup

Sipas TV Alsat, gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë me koronavirus.

Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë.

Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 38.