Ndërron jetë iniciatori kryesorë i shkollës në fshatin Llukarë

Advertisment

Veprat e mira do të rrjedhin gjithmonë, e shpërblimin për çdo vepër do të peshohet e shpërblehet nga i madhi Zot!

Aga Beq, njeriu që u nda nga kjo botë para dy ditëve, personi që reflektonte pozitivitet e mirësi, bisedat me të ishin më se kënaqêsi sepse çdo herë ishte optimist për çdo sferë të jetës. Pak njerz ndoshta e dijnë por dua të ua rikujtojmë se Beqir Sabedini në vitin 2000 edhe pse në rolin e përkthyesit në organizatën humanitare gjermane Caritas, ka luajtiar rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Llukarë.

Reklame

Pra falë ndihmës dhe kontributit të tij përmes organizatës Caritas ky fshat u bë me objekt shkollor për herë të parë dhe që pastaj në vitin 2003 do të fillonte të funskionte si shkollë tetë vjeçare.

Lusim Zotin e madhërishëm që tja ndriçoj jetën e varrit dhe ta shpërblen me Xhenet agën Beq. Mirënjohje të pafund nga nxënësit, arsimtarët dhe banorët e fshatit Llukarë!

Huzer Mustafa