Ndërron jetë mjeku kosovar si pasojë e gripit të deerrave

56

Ramadan Jashari (1974) nga fshati Pogragjë e Gjilanit ka ndërruar jetë të dielën pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të deerrave.

Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit ka konfirmuar se me ikjen nga jeta të Ramadan Jasharit spitali i Gjilanit ka humbur një punëtor të madhe e të dalluar.

Ramadan Jashari një teknik medicinal shumë i zoti, i afërt, i dashur për kolektivin ka humbur betejën me sëmundjen e gripit të derrave këtë të diele, ku ishte i shtrirë një kohë në spitalin e Prishtinës.

Nysret Hajrullahu drejtor i spitalit të Gjilanit tha se Ramadan Jashari ishte i prekur nga gripi i deerrave, kurse për ne është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. “Do e kujtojmë gjatë sepse ka lënë mbresa të mira si në punë ashtu edhe në sjellje” tha Hajrullahu.