Ndërron jetë në Gjermani djaloshi nga Tetova

Ka ndërruar jetë sot në një aksident në Gjermani Besjan Jashari nga Çellopeku i Tetovë.

Besjani 25 vjeçar ka emigruar vitet e fundit në Gjermani për një jetë më të mirë. Ka lënë pas gruan dhe një fëmijë.

Në rrjetet sociale klubet futbollistike të rajonit të Tetovës e përkujtojnë Besjanin pasi ai ka qenë futbollist i tyre./Shqipmedia