Ndërron jetë nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama, Ahmeti i shpreh ngushëllime Edi Ramës

Advertisment

Është ndarë nga jeta nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është bërë me dije nga vetë kryeministri përmes një statusi në Facebook.

Ai shkruan se për të nëna ishte drita dhe guri i shtëpisë ku ai dhe vëllai u rritën.

Reklame

Po ashtu ai shkruan se nëna e tij do jetë me të sa herë të shikojë diellin dhe yjet.

Ndërsa Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta Aneta Rama, e ëma e Edi Ramës.

“Nëna është drita e shtëpisë” thotë gurra jonë popullore. E vështirë për ta përballuar është humbja e nënës, sot bashkëndjej dhimbjen e Edit dhe të familjës për nënën, gjyshen e tyre, Aneta Rama. Ngushëllime më të afërmve, familjes, miqve e dashamirëve, u prehtë në paqë.”