Ndërron jetë rapsodi i njohur nga Tetova, Xhemal Ukshini

Mahmut Ferati ka dhënë lajmin e dhimbshëm për humbjen e mikut rapsodit nga Tetova

NË PËRKUJTIM

Reklame

…Iku në amshim edhe një rapsod nga Tetova, Xhemal Ukshini.

Xhema ishte mik dhe kolegë i respektuar i familjes tonë. Për shumë vite ishin të pandarë me vëllaun tim të ndjerë Murtezanin, prandaj ndarjen e Xhemës nga jeta përjetova me shumë dhimbje.

Prehu në paqe miku/kolegu im Xhemë. Kënga e juaj do të dëgjohet gjithandej trojeve tona. Ngushëllime gjithë familjes Ukshini, farefisit dhe të afërmve.
Zoti të shpërbleftë me parajsë?