Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar me bu rg të përjetshëm në rastin “Alfa”.
Rrethanat e vdekjes nuk dihen akoma, por sipas burimeve jo zyrtare, Qerimi ka gjetur vd ekjen si pasojë e një sulmi në tru. Të njëjtat burime thonë se Qerimi është gjetur pa ndjenja në banjën e bu rgut, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Familjarët për disa orë nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e pajetë të Qerimit, ndërsa lajmin për vd ekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi.
Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së bu rgut.
Trupi i pa jëtë i të ndjerit do të kthehet në bu rgun e Idrizovës, ndërsa familjarët presin që në mëngjes ta pranojnë kufomën për varrim.
Raporton: Adrian Kerimi