Ndërtesa që ‘ecën’, Shangai zhvendos ndërtesën historike 5-katëshe (VIDEO)

Advertisment

Rezidentët e Shanghai që kalonin që zonën lindore Huangpu të qytetit, muajin që shkoi kanë hasur në diçka mjaft të pazakontë: Një ndërtesë që ecën.

Një shkollë fillore 85-vjeçare është ngritur e gjitha nga dheu dhe është zhvendosur me anë të një teknologjie të re të quajtur “makineria e ecjes.”

Reklame

Në përpjekjet e qytetit për të ruajtur strukturat e vjetra, inxhinierët montuan rreth 200 “këmbë” hidraulike të lëvizshme nën ndërtesën pesë-katëshe, thotë kreu teknik i projektit Lan Wuji.

Shtyllat veprojnë të koordinuara si këmbë robotike. Ato janë të ndara në grupe të caktuara që ngrihen apo ulen, duke imituar hapat njerëzorë.

Sensorët e vendosura në to ndihmojnë në komandimin e lëvizjes së ndërtesës, shpjegon Lan, kompania e të cilit Shanghai Evolution Shift krijoi teknologjinë në vitin 2018.

“Është si t’i vësh një ndërtese paterica, për t’u ngritur të ecë”, thotë ai.

Në pamjet e regjistruara nga kompania sesi shkolla zhvendoset me mundim nga një hap në tjetrin.

Autoritetet lokale thonin se shkolla fillore Lagena është ndërtuar në vitin 1935 nga bashkia e Shangait me një konçesion nga Franca.

Ajo po zhvendoset tashme për të liruar hapësirën e ndërtimit të një qendre tregtare, e cila do të kompletohet në 2023.

Punonjësit fillimisht gërmuan rreth ndërtesës së vjetër për të instaluar 198 strukturat e lëvizshme në hapësirat poshtë saj, shpejgon Lan, të cilat më pas e ngritën ndërtesën dhe nisën ta lëviznin përpara.

Gjatë operacionet të kryer në 18 ditë, ndërtesa u rrotullua 21 gradë dhe u zhvendos 62 metra te destinacioni i ri.

Në dekadat e fundit modernizimi i shpejtë i Kinës ka bërë që shumë ndërtesa historike të rrafshohen për t’i hapur vend qiell-gërvishtësave të shkëlqyeshëm dhe ndërtesave të biznesit.

Por shqetësimet janë rritur për zhdukjen e trashëgimisë arkitekturore.

Disa prej qyteteve kanë nisur fushata konservimi të vlerave ndërtimore duke mos i shembur strukturat me vlerë.

“Zhvendosja e ndërtesa nuk është zgjidhja ideale, por është gjithsesi më mirë sesa shkatërrimi. Unë nuk do t’i prekja asnjëherë ndërtesat historike”, shton Lan.