Ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël, vetëm premtim

22

Premtimet për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Reçicë të Vogël mbeten ende të parealizuara. Për pasojë, qindra nxënës të këtij vendbanimi, për çdo ditë, bëjnë më shumë se dy kilometra rrugë në këmbë, për të arritur te shkolla Naim Frashëri në qytet. Banorët e Reçicës së Vogël, të revoltuar theksojnë se mungesa e shkollës nuk është problem i vetëm i tyre.