Ndihmë në kohë pandemie, mbi 830 mijë euro donacion nga Japonia për RMV-në

Advertisment

Mbi 813 mijë euro vendi do të marrë ndihmë direkte nga Japonia. Ndihma do të shfrytëzohet kryesisht për të forcuar sistemin shëndetësor në vend për përballje ndaj pandemisë.
“Kjo ndihmë urgjente nga Qeveria e Japonisë në lartësi prej rreth 813 mijë euro është shumë e mirëseardhur, do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në forcimin e kapacitetit të institucioneve shëndetësore dhe do të lehtësojë punën e profesionistëve shëndetësorë që janë në linjë të parë në luftën kundër pandemisë.”,- tha zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrov.

“Tani jemi dëshmitarë që një numër i madh i pajisjeve të përshtatshme mjekësore, megjithëse janë dhuruar më shumë se 20 vjet më parë, funksionojnë në mënyrë të përsosur dhe aplikohen ende në sektorin e kujdesit shëndetësor, duke ndihmuar kështu shërbimet që marrin pacientët.”,- theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Reklame

Haneda: Vazhdoni reformat, do t’ju mbështesim
Ambasadori japonez, Keiko Haneda, konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për vendin tonë.

“Japonia gjithmonë ka mbështetur reformat tuaja në rrugën euro-atlantike. Me këtë rast, unë do të doja t’ju përgëzoja për anëtarësimin tuaj në NATO dhe fillimin e negociatave të pranimit në BE. Përpjekjet tuaja për reforma do të intensifikohen dhe Japonia do të dëshironte të vazhdonte t’i mbështesë ato.”,- tha ambasadorja e Japonisë, Keiko Haneda.
Filipçe gjithashtu u falënderua për atë se për herë të parë në vendin tonë, falë Ambasadës japoneze, u bë i disponueshëm ilaçi “Avigan”.