Ndjehet tërmet në Maqedoni

Advertisment

Rrjeti sizmologjik telemetrik me pikë në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mbajtur nga Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, 50 minuta pas mesnate regjistroi tërmet, epiqendra e së cilit ndodhet 320 kilometra në juglindje të Shkupit në Republikën e Greqisë fqinje.

Tërmeti, kumtoi Observatori sizmologjik, pati magnitudë lokale të Rihterit ML5.3, ndërsa është ndjerë nga popullata në pjesët juglindore të shtetit me intensitet prej 3 ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane./Telegrafi