Ndodh edhe kjo në Shkup – Vidhet portofoli i të vdekurit nga K0vidi

Advertisment

Një person i panjohur ka vjedhur një pacient të vdekur në qendrën k0vid në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”
Një kryerës i panjohur ka vjedhur portofolin e një pacienti 72 vjeçar të hospitalizuar, i cili ka vdekur në qendrën kovid në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Rastin në polici e ka den0ncuar dje djali i tij, informojnë nga MPB-ja.

Në qendrën K0vid në kuadër të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” dje në polici është denoncuar edhe një rast tjetër, ku pacienti me një mjet të mprehtë i është kan0sur një të punësuare.

Reklame

Nga MPB informojnë se ndërmerren masa për zbardhjen e të dy rasteve.

Rasti i parë është den0ncuar dje në orën 9:30 në Stacionin e policisë Qendër.

“G.K (48) nga Shkupi denoncoi se në periudhën prej datës 21 deri më datën 29.11.2020, në qendrën k0vid në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’, ku ishte i shtruar babai i tij D. K. (72), i cili vdiq në qendër, nga ana e një kryerësi të panjohur i është marrë portofoli në të cilin ka pasur para, dokumente personale dhe sende”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Rasti i dytë është den0ncuar dje rreth orës 23:50, gjithashtu, në Stacionin policorë në Qendër.

“Më 30.11.2020 rreth orës 23:50 në Stacionin e policisë në Qendër është den0ncuar se në qendrën k0vid në kuadër të kompleksit Nënë Tereza, rreth orës 22:30 një pacientë me përdorimin e një mjeti të mprehtë ka kër’cënuar një të punësuar A.M (31) nga Shkupi”, informojnë ng MPB-ja.

MPB-ja ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.