Ndodh në Greqi, era e tërbuar hedh priftin në det

Advertisment

Besimtarë të shumtë, edhe pse kishte një erë tmerrësisht të tërbuar. janë ndodhur sot në Skala Kefalonia në Greqi për të marrë pjesë në ritin e hedhjes së Kryqit në Ujë.

Era ishte aq e fortë sa e hodhi priftin poshtë, ndërsa ai u përpoq ta hidhte kryqin në ujë.

Reklame

Prifti u ngrit me ndihmën e të pranishmëve dhe hodhi kryqin në përpjekjen e dytë.

Kryqi u lidh me litar për shkak të detit të stuhishëm, ndërsa një grua e guximshme hyri në ujërat e ngrira dhe e kapi.