Ndodh në Maqedoni/ Paguhet e gjitha, punohet çereku i rrugës (VIDEO)

Advertisment

Vozitja në asfalt të ri, në rrugën që kalon nën Kalanë e Shkupit, mund të shijohet vetëm për pak metra. Kjo ngaqë deri më tani është shtruar vetëm çereku i rrugës prej 2 kilometrash. “Llazar Liçenovski” në raportin vjetor të Qytetit të Shkupit figuron si e rikonstruar plotësisht.

Sipas këshilltarit të partisë opozitare Opsioni qytetar për Maqedoninë në Këshillin e Qytetit, prej buxhetit të 2019-ës është paguar thuajse 95% nga 10 milion denarët e parashikuar. Aleksandar Trajanovski tha se sipas këtij raporti rruga duhej të kryhej plotësisht.

Reklame