Ndodh për herë të parë në emisionin e Rudina Magjistarit, zyrtari i njohur i PD-së propozon live spikeren e lajmeve (VIDEO)

Advertisment

Deputeti i listave të PD-së, Indrit Hoxha i ka propozuar spikeres së lajmeve të ABC News, Fabiola Hoxha në emisionin e Rudina Magjistarit. Pas propozimit romantik, Fabiola i tha “Po” dhe të dy shkëmbyen një puthje.

Deputeti i listës së PD Indrit Hoxha, kujtohet pasi hyri në Parlament dhe dogji mandatin në kujtim të babait të tij Fatmir Hoxha.

Reklame

Ndërkohë Fabiola Hoxha është një nga vajzat joshëse të ekraneve shqiptare dhe ka punuar si gazetare e kronikës së zezë dhe me pas si spikere lajmesh.

Rastësisht mbiemri i dy të dashuruarve është i njëjtë dhe për fat, Fabiola do të vazhdojë të mbajë të njëjtin mbiemër. Gjatë propozimit, moderatorja Rudina Magjistari është parë e mallëngjyer.

VIDEO: