Ndodh rrallë, Thaçi anulon konferencën!

Advertisment

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte planifikuar që të mbante sot një konferencë për mediat.

Kjo do të ishte konferenca e tij e parë, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

Reklame

Por nga Zyra e Presidentit Thaçi është njoftuar që kjo konferencë është shtyrë për nesër.

“Adresimi publik i paralajmëruar për sot i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shtyhet për nesër në orën 20:00”, thuhet në komunikatë.

Nuk dihet arsyeja e shtyrjes së konferencës nga ana e kreut të shtetit, në Kosovë.

/NOA.al