Ndodhi tani: Aksident I rëndë në autostradën Shkup-Tetovë, dy persona përfundojnë në Urgjencë (FOTO)

Advertisment

Një aksident I rëndë që ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Shkup- Tetovë, tek ura në Zhelinë, dy persona përfundojnë me urgjencë në spital, shkruan TS.mk

Komandanti I zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot theksoi se nga aksidenti dy persona me ndihmen e shpejtë janë transferuar me urgjencë në spital.

Reklame

“Është rrokulliusur një automjet me targa të Shkupit në autostradën Shkup- Tetovë, si pasojë dy përsona janë lënduar dhe me ndihmën e shpejtë janë dërguar urgjent për në spital”, theksoi Uka Aliti për TetovaSot.

Ekipet e policisë dhe zjarrfiksave kanë dale në vendngjarje dhe po hetohet gjithçka që lidhet me aksidnetin./TS