Ndryshon VAR-i, ky do të jetë rregulli i ri

Advertisment

Me zyrtarizimin e përdorimit të sistemi VAR, u mendua se gabimet do të eliminohen në futboll.
Në fakt, VAR jo pak herë ka arritur t’i përmirësojë gabimet e gjyqtarëve, duke i dhënë kahje krejt tjetër një ndeshjeje të futbollit.

Por, janë disa momente shumë të diskutueshme ku pozicioni jashtë loje duhet të përcaktohet nga milimetrat, dhe VAR nuk ka arritur të zgjidh këtë problem, ku gjyqtarët vazhdojnë ta kenë të vështirë të vendosin.

Reklame

Raste të ngjashme janë paraqitur shumë këtë sezon, dhe Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar po kërkon t’u rikthej fuqinë gjyqtarëve anësor, duke ndryshuar rregullin e VAR.
Ky rregull do të fuqizojë gjyqtarët anësorë te pozitat e diskutueshme jashtë loje, ndërsa VAR do të merret parasysh vetëm te gabimet që vërehen qartë.