Në Danimark ndahet nga jeta afaristi Emin Idrizi nga fshati Poroj

Njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët në mbarë komunitetin shqiptar në Danimarkë dhe vendlindje se më datë 08.09.2021 u nda nga jeta afaristi i mirënjohur Emini Idrizi.

Ndahet nga jeta sot mërgimtari i fillimeve të viteve ’70, afaristi i mirënjohur Emin Idrizi nga fshati Poroj i Tetovës.

Që në moshën 16 vjeçare, i detyruar nga varfëria e skajshme, ai i bashkangjitet kalvarit të shpërnguljes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që t´i dedikohet punës së rëndë për të siguruar një jetë më dinjitoze për familjen e tij të lënë pas në vendlindje.

Ambicioz the entuziast tejmase, për shumë pak vite do të arrij fillimisht të punoj si shofer taksie, që më vonë të mund të pavarësohet dhe të krijoj kompaninë e tij me 12 vetura taksi, një sukses sipërmarrës që ende nuk ishte parë në mesin e afaristëve shqiptarë në Skandinavi.

Por jo vetëm kaq, njëkohësisht Emin Idrizi hapi edhe punëtorinë gjigante automekanike Emin’s Auto për reparimin e veturave, i liçensuar nga kompania gjermane Mercedes-Benz.

Jashtë punës së tij profesionale, Emini ka qenë gjithmonë pranë gjeneratave të para të bashkatdhetarëve tanë, shumica e tyre shumë më të moshuar dhe më pak të arsimuar, për t’i përkrahur dhe stimuluar në integrim dhe punë.

Shumica e baballarëve tanë, me mbështetjen e Eminit kishin mundësinë të pajisen me patentën e shoferit, por edhe t’i bashkangjiten profesionit te taksisë.