Në 12 komuna të Maqedonisë së Veriut nuk ka pacient aktiv me virusin korona

Advertisment

Në Maqedonia e Veriut javën e fundit numri i qytetarëve që janë shëruar nga virusi korona ka tejkaluar numrin e rasteve active, ashtu që sot në vend kemi 1,205 pacientë të shëruar dhe 377 raste aktive, transmeton Portalb.mk.

Dibra ishte qyteti i parë që u bë vatër e virusit korona, por ishte edhe qyteti i parë që e arriti të tejkalon sfidën e parë nga virusi korona.

Reklame

Sikurse edhe Dibra, këtë sfidë arritën ta përmbyllin me sukses deri më tani edhe: Ohri, Gjevgjelia, Strumica, Radovishi, Krusheva, Probishtipi, Demir Hisari, Makedonski Brod, Vinica, Delçeva dhe Kërçova.

Testimi i pacientit të fundit, që doli negativ, në Dibër ishte bë me 30 prill, derisa më herët në testimin e parë kishte rezultuar negative.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se në 24 orët e fundit është regjistruar një person që ka ndërruar jetë, ndërkaq prej 189 testimeve të kryera, janë diagnostikuar 10 raste të reja. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.674, prej të cilëve 1.205 janë shëruar, 92 kanë ndërruar jetë, ndërkaq ka 377 raste aktive.