Në 24 orët e kaluara vendime për izolim u janë lëshuar 392 personave

Advertisment

Në 24 orët e kaluara (2-3 qershor), në territorin e vendit 392 personave u janë dhënë vendime për izolim dhe 150 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e efektivëve të policisë janë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë regjistruar persona që nuk e respektojnë masën për izolim dhe vetizolim.

Reklame

Gjithashtu, në lidhje me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 475 shkelje. mb/