Në 72 orë e fundit 659 raste të reja me Koronavirus në Maqedoni (VIDEO)

Advertisment

Valës së re të koronavirusit, në vend i janë shtuar edhe 191 raste të reja. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se për 24 orëshin e fundit janë realizuar 1 350 teste. Ndërsa, vetëm një ditë më parë u shënua shifra rekord e të infektuarëve 243 raste të reja, kurse të premten u regjistruan 225 raste, për vetëm 24 orë. Në 72 orët e fundit u regjistruan 659 raste të reja, ndërsa gjithësej me koronavirus në vend janë identifikuar 18 790 persona.

Ministria e Shëndetësisë

Reklame

“Janë regjistruar 191 raste të reja me Covid-19 edhe atë: në Shkup 96, Kumanovë 4, Shtip 5, Prilep 13, Tetovë 15, Veles 1, Manastir 3, Kavadar 1, Gostivar 4, Gjevgjeli 4, Strumicë 5, Kriva Pallankë 2, Radovish 2, Koçan 15, Pehçevë 1, Berovë 4, Vallandovë 2, Vinicë 5, Dellçevë 2, Sveti Nikollë 2, Kërçovë 2, Resnjë 2, Negotinë 1”.

Ministria bëri të ditur se në spital kanë ndërruar jetë 3 pacientë, prej të cilëve një 81 vjeçar nga Shkupi, një 67 vjeçar nga Kërçova dhe një 77 vjeçar nga Struga.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 77 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të tyre, 19 janë nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 3 nga Shtipi, 3 nga Tetova, 6 nga Struga, 5 nga Ohri, 3 nga Kavadari, 2 nga Gostivari, 2 nga Gjevgjelia, 2 nga Strumica, 14 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 1 nga Makedonski Brod, 1 nga Pehçeva, 2 nga Berova, 2 nga Vallandova, 1 nga Dellçeva dhe 1 nga Sveti Nikolla.

Numri i përgjithshëm i të shëruarëve nga koronavirusi, që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 15 341, kurse raste aktive për momentin janë 2 693 raste. Betejën me Covidin-19, gjithësej e kanë humbur 756 persona.

 

https://www.youtube.com/watch?v=fbxDL3gYhpU&feature=emb_title