Në Angli zbulojnë tr onditjen e Guardiolës: Haaland ka zgjedhur Real, bashkë me Mbappe

“Vitin tjetër do të luaj këtu, në Spanjë”, tha Erling Haaland gjatë një udhëtimi në Marbella vetëm pak ditë më parë dhe tani më shumë konfirmime vijnë nga Anglia: sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka zgjedhur Real Madrid si destinacionin e tij të ri.

Sipas asaj që raporton Mirror, në faqen e parë, Haaland ka vendosur të shkojë të luajë për skuadrën e Ancelottit (që ndërkohë po punon edhe për blerjen e Kylian Mbappe) dhe vendimi i tij i ka dhënë një goditje të rëndë Pep Guardiolës, i cili e kishte evidentuar atë si zëvendësuesin e Agueros, pas refuzimit të Kane për t’u larguar nga Londra verën e kaluar.

Reklame

Florentino Perez synon të formojë një dyshe sulmi yjor, që do t’i bënte të gjithë tifozët e Realit të rijetojnë vitet e ‘galaktikëve’ dhe, sipas asaj që mësohet, ai ka gjashtë muaj që punon për nënshkrimin me norvegjezin, aq sa e ka bërë të refuzojë të gjitha destinacionet e tjera të mundshme (Manchester City, Manchester United, Barcelona dhe PSG).

Detajet që vijnë nga Anglia kanë mbërritur pas fjalëve të shefit ekzekutiv të Borussia Dortmund, Hans Joachim Ëatzke, i cili në një intervistë për Der Spiegel garantoi se një lamtumirë e Haaland në janar “është e pamundur”, por edhe duke supozuar se “do të jetë e vështirë ta ndalosh atë”. “Megjithatë – shtoi ai – ne duam ta bëjmë dhe do të përpiqemi”. Sulmuesi norvegjez ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro që do të jetë e vlefshme nga qershori, e me këtë shifër Real mund ta sjellë atë në Madrid bashkë me Mbappen, kontrata e të cilit me PSG do të skadojë në verë.