Në ar.mët e sul.muesve në xhamit në Zeland, emri i Skenderbeut dhe carëve serbë? (FOTO)

120

Sam Clarke, reporter i shtëpisë mediale TVNZ, ka biseduar me disa persona në xhaminë Masjid Al Noor kur kishin filluar të shtënat.

Ai për Al Jazeera ka theksuar se burri i ar.matosur me pushkë automatike ka hyrë në xhami dhe ka filluar të gjuaj.
“Personi i armatosur, veshur me të zeza, me helmetë dhe me pushkë automatike ka hyrë nga pjesa e poshtme në xhami dhe ka filluar të shtijë kudër njerëzve që faleshin”, ka thënë Clarke.

Mediet lokale kanë publikuar foto se njëri nga sul.muesit në ar.më ka pasur të gdhendur emrin e Skenderbeut, emrin e car Llazarit, Millosh Obilliqit dhe të personaliteteve të tjera historike të Serbisë e Malit të Zi.

 

Po ashtu theksohet se në Facebookun e vet që tani është fshirë, e ka transmetuar drejtpërdrejt sulmin, ka përmendur emrat e sulmuesve në xhamitë në Itali e Kanada, ndaj spekulohej se ai sulmues Brent Tarrant (28 vjeçar) nga Australia.