Në autostradën Tetovë Shkup, rrokulliset kamioni me targa të Tetovës (video)

Advertisment

Një kamion me targa të Tetovës u rrokullis sot rreth orës 06 e 0 minuta në autostradën Tetovë Shkup, në afërsi të fshatit Debërcë.

Sipas informatave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, vozitësi i kamionit për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin ndaj mjetit, pas çka ka ardhur deri tek rrokullisja e kamionit.

Reklame

Vozitësi F A 48 vjeç nga fshati Poroj i Tetovës dhe bashkudhëtari B Z 23 vjeç nga fshati Sellcë kanë mare lëndime trupore dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Tetovës.

Në vendngjarje kanë dale menjëherë ekipet e MPBsë dhe organeve tjera kompetente dhe po kryejnë hetime.