Në Belgjikë do të ndërtohet Qendër e madhe kulturore shqiptare (Foto)

Të dashur bashkeatdhetare !

Sot, Shoqata “Haxhi Zeka” në Namur, ka kenaqesine e madhe t’ju japë lajmin shume të gëzuar, se na eshte miratuar leja e ndertimit për Qendren e Kultures Shqiptare në Boulevard d’Herbatte në Namur. (shikoni fotot e ilustruara te qendres me poshte 👇

Reklame

Sigurisht që është një arritje shume e madhe per Komunitetin Shqiptar në Namur dhe jo vetem, i cili do shërbeje me larmi aktivitetesh te shumellojshme fetare, kulture, artistike, frymezimi shpirteror,argetimi etj!

Qendra kulturore do jete shtepia shqiptare e secilit bashkekombas e jo vetem, ku do gjeje traditen, gjuhen dhe frymezimin shqip, duke bere te mundur te perfitoje te ruaj vlerat kombetare per veten, familjen ne mes nje shoqerie multikulturore e shume dimensionale, siç eshte Namuri.

Perfitojme te falenderojme perzemersisht per ndihmesen e paçmuar dhe rolin direkt ne miratimin e lejes se ndertimit, Kryetarin e Namurit, Mr Maxime Prévot , Drejtoresha e urbanizmit Stéphanie Scailquin, Ministrin Willy Borsus, që u investuan personalisht ne miratimin e dosjes.

Perfitojme nga rasti t’ju shprehim gjithe besimtareve myslimane, Agjerim te pranuar dhe gezuar Fiter Bajramin.

Se shpejti në ambiente të reja dhe të përshtatura më se miri misionit tone kulturor!