Në Beograd po bëjnë përgatitjet, kafiteritë hapen nesër

Advertisment

Si shumë vende të botës, edhe Serbia po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19.

Por siç duket pavarësisht numrit të lartë të infektuarve, Serbia po bën gati hapin e madh të hapjes së kafiterive.

Reklame

Sipas blic.rs, meqenëse nesër është paralajmëruar hapja e ambienteve të hotelierisë në gjithë Serbinë, kafenetë dhe restorantet e Beogradit janë në proces të përgatitjes për të filluar punën me masat e përcaktuar lidhur me pandeminë, transmeton Indeksonline.

Gjatë kësaj fundjave në Serbi nuk pati ndonjë ndalesë të lëvizjes, kështu që iu dha mundësia të gjithë punëtorëve dhe pronarëve të lokaleve që të bëjnë përgatitjen e duhura për klientët.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Serbi bëri një numër rekomandimesh për funksionimin e ambienteve të hotelierisë gjatë kësaj kohe, e të cilat duhet të respektohen në mënyrë që funksionimi i të gjitha lokaleve të bëhet siç duhet.

Para fillimit të punës duhet që çdo ditë të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i lokaleve, aksesorëve dhe pajisjeve, poashtu dhe ventilimi i lokaleve.

Disa nga këto masa përfshijnë nevojën për t’u siguruar punonjësve sasinë e kërkuar të pajisjeve mbrojtëse personale, si dhe dezinfektuesit si për punonjës ashtu dhe për përdoruesit./Indeksonline/