Në Bergamo ushtria po i bartë kuf omat nëpër qytetet tjera (video)

Advertisment

Në Bergamo, ku është kriza e madhe me numrin e të sëmurëve dhe të vd ekurve nga pasojat e koronavirusit, shërbimet kompetente janë përballur me një problem dramatik për shkak të numrit shumë të madh të vi ktimave, autoritetet e kanë angazhuar ushtrinë që t’i transportojë arkivolet me ku foma në qytetet e largëta, edhe deri në Modena, në krahinën Emilia Romanji, ku do të kryhet krematimi.

Gjithsej 31 arkivola me ku foma të vi ktimave do të krematohen menjëhërë në Modena, transmeton gazeta italiane “Republica”.

Reklame

“Korriere de la Sierra” pretendon se rreth gjashtëdhjetë arkivole me trupa të vi ktimave tashmë janë bartur me kamionë ushtarakë në qytete tjera, në krahina tjera, ku menjëherë do të kryhet krematimi. ANSA shkruan se në rreth tridhjetë kamionë ka pasur rreth shtatëdhjetë arkivole.

 

Vetëm për një ditë, dhe vetëm në krahinën e Lombardisë kanë humbur jetën nga virusi 319 njerëz, dhe në këtë krahinë ka më së shumti vi ktima prej fillimit të shpërthimit të epidemisë, 1 959 njerëz.

Në qytetin Bersha në këtë krahinë numri i të sëmurve për një ditë u rritë për gati 500, derisa në Milano, kryeqytetin e Lombardisë, ka pasur rreth 300 raste të reja./Insajderi