Në Berlin do të ndërtohet një objekt fetar që do t’i bëjë bashkë myslimanët, krishterët dhe hebrenjtë

Advertisment

Në vendin e një kishe të shkatërruar nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore, një objekt i ri fetar do të ndërtohet, i cili do të bëjë bashkë të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë. Tashmë emri i është vendosur, “Churmosquagogue”.

Gurthemeli i këtij objekti do të vendoset në një ceremoni më 27 maj në Berlin, duke shënuar fundin e 10 viteve të planifikimit për të ndërtuar një shtëpi fetare të tillë, e fillimin e një vlerësimi të katër viteve të ndërtimit, dhe duke simbolizuar një projekt të ri në bashkëpunimin ndërfetar, raporton Guardian.

Reklame

Ndërtesa prej 47 milionë eurosh, e projektuar nga arkitekti nga Berlini, Kuehn Malvezzi, do të përfshijë një kishë, një xhami dhe një sinagogë të lidhur me një hapësirë.

Njerëz të besimeve dhe konfesioneve të tjera, përfshirë ata pa besim, do të ftohen në ngjarje dhe diskutime në këtë “shtëpi të madhe”.

Ndërtimi i kësaj shtëpi fetare ka marrë përkrahjen e të gjitha komuniteteve në Gjermani, pavarësisht se ka pasur frikë për “krijim e një feje të re”.