Në Brodec ndërtohet terren sportiv në lartësi mbidetare prej 1200 metra

Advertisment

Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Brodec, Bashkim Fejzullai, informon se vullnetarisht punojnë në rregullimin e terrenit sportiv.

“Pothuajse dy muaj po punohet vullnetarisht. Deri më tani janë mbledhur dhe janë shpenzuar mbi 3.000 euro. Banorët kanë kontribuar sa kanë pasur mundësi, ndërsa për një pjesë kanë kontribuar edhe mërgimtarët. Terreni rrafshohet me eskavator, dhe pastaj do të rregullohet bari. Tani po vendoset gardhi për siguri duke vendosur 70 tuba dhe tela metalikë”, sqaron Fejzullai, duke shtuar se e gjithë kjo bëhet me vetiniciativë, vetfinancim dhe pa përkrahje financiare institucionale.

Reklame

Terreni i futbollit do të jetë në 1200 metra në lartësi mbidetare.

“Vendi quhet Rrafsha e Mullirit dhe është afër lumit Shkumbin dhe lumit të Ftohtë. Më herët ky vend është shfrytëzuar për dasma, ndeshje pehlivani dhe të njëjta” thotë Bashkim Fejzullai.

Bashkësia lokale ka blerë edhe reflektorë që të luhet edhe në orët e natës.

Terreni do të jetë me dimensione 55 me 35 metra.