Në Bullgari aksi dentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë janë strehuar në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u ak sidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton mediumi Struma.

Sipas mediumit bullgar, ak sidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka go ditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

Reklame

Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e go diti kamionin dhe ai doli nga rruga.

Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.

Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Policia, ndërkohë që për ak sidentin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.