Në Çair vlojn çajtoret me klientë

Advertisment

Pas vendimit të Qeverisë që të mbyllen lokalet pas orës 18, inspektorët e tregut dolën në terren.

Në ora 17 e gjysmë u mblodhën…

Reklame

I vendosën maskat dhe dorëzat, dhe me uniforma hypën në vetura.

Dhejtëra inspektorë u shpërndanë nëpër Shkup.

Disa në qendër të qytetit, e disa të tjetër në rrethinë.

Pasi u bë ora 18, dolën në terren.

Shumica e lokaleve në Debar Maalo ishin me drita të fikura, por në to gjendeshin të ulur pronarët. Të parë që i takuam, thanë se janë duke e mbyllur, por nuk pamë myshteri.

Ngjashëm ndodhi edhe me dyqanin e dytë, me të tretin dhe të katërtin.

Më kontestues ishte ishte ky lokal, i cili kishte më shumë njerëz.

Por, edhe ky i shpëtoi shkresës që t’i shkruhet vepër penale, pasi ashtu e cilëson Qeveria e Maqedonisë së Veriut aktin nëse punohet pas orës 18.

Pasi inspektorët të cilët i shoqëronte ekipi i TV 21 mbaruan me pjesën që u takonte atyre, shkuan në pauzë. Thanë më vonë dalin sërish, për të parë në rast se ndonjë nga lokalet hapet sërish.

Por, TV 21 vazhdoi në pjesët tjera, të vetëm dhe të pa shoqëruar nga inspektorët.

Në ora 18 e gjysmë u gjendëm në rrugën e “Jahja Pashës”. Restorantet u panë të mbyllura, por në çajtore ende kishte myshteri.

Ngjashëm ndodhi edhe me çajtoret që ndodhesin afër stadiumit të Shkupit…

Kur u afruam t’i kontaktojmë personat përgjegjës të çajtores, të njëjti në vend se të reflektimit, vendosën ta sulojmnë ekipin e TV 21. Madje edhe me fjalë më banale.

TV 21: Mirëmbrëma..
Personi: mirëmbrëma…
TV 21: Pe shohim se ka kaluar ora 6 edhe ju ende po punoni…
Personi: por, edhe pse me mbyll?
TV 21: Po a i keni pa masat e Qeverisë…
Personi: Ec more çfarë Qeverie. A po më bjen mu me hangër Qeveria…
TV 21: Mirë po ajo është për të mirën e juaj…
Personi: Po çfarë të mirën teme, ti koke tu ma mendu të mirën mu… fike kamerën se ta baj copë – copë…

E kontaktuam inspektoratin e Tregut për të pyetur se nëse inspektohen pajtoret, ata thanë që po. Por, siç mësuam çajtoret pas rreth orës 7 e 30 veçmë ishin të mbyllura.

Përndryshe, ka dy ditë që ka hyrë fuqi masa qeveritare e cila ndalon që lokalet dhe restorantet të punojnë pas orë 18. Shkelja e kësaj mase cilësohet si vepër penale.