Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 30 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 30 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 256 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 30 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 256 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 11 pranime. Në spitalin “8 shtatori” ka pasur 6 pranime, ndërsa 7 kanë qenë në Klinikën Infektive. Në Kozle janë pranuar 6 pacientë.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 7 pacientë të shëruar. Momentalisht në Klinikën e Dermatologjisë shërohen 16 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 26, në Institutin për TBC 36.

Në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 80 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 81 pacientë ndërsa në Kozle ka 13 pacientë.
Gjithsej 256 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 70 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.