Në dhjetor zgjedhje të parakohshme në dy komuna të Maqedonisë

Advertisment

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte në seancë solli Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune të Plasnicës dhe komunës së Shtip, të cilat duhet të mbahen më 13 dhjetor të vitit 2020.

Sipas Librit të afateve, Inspektimi publik në Listën zgjedhore fillon më 17 tetor dhe përfundon më 5 nëntor. Kandidimet për kryetar komune duhet të dorëzohen deri më 7 nëntor. Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor, ndërsa përfundon më 10 dhjetor. Nëse ka rreth të dytë, fushata zgjedhore përfundon më 24 dhjetor, ndërsa dita zgjedhore do të jetë më 27 dhjetor.