Në ditën e pavarësis së Maqedonisë, Lëvizja Ilirida del me komunikatën e parë

Advertisment

Këshilli themelues i Lëvizjes Ilirida ka dalë sot ne një qëndrim ndaj Ditës së Pavarësisë së vendit duke vë në pah faktin se ky themelimi i këtij shteti nuk është pranuar nga vullneti i shqiptarëve por vetëm i njërës palë, asaj maqedonase.

“Sot është 8 shtatori,dita e shpalljes së pavarësisë të njëanshme të R.Maqedonisë.
Nga se shqiptarët nuk dolën të votojnë për referendumin e organizuar nga partitë
me platforma nacionaliste të asaj kohe.

Reklame

Për shqiptarët ishte,i papranueshëm teksti i referendumit dhe njëanshmëria e
avancimit të popullit maqedonas,kundrejt popullit shqiptar, pasi që në kushtetutën
e vitit 1974 shqiptarët dhe maqedonasit ishin popuj të barabartë konstituiv të
R.Maqedonisë.

Nga kjo pakënaqësi shqiptarët u detyruan ,që të organizojnë paralel, referendumin
e vet, të vitit1992, ku pjesa veriperëndimore e shtetit të ketë autonomi politike.
Po ashtu u bojkotua edhe miratimi i kushtetutës së R.Maqedonisë ,nga ana e
deputetëve të partive shqiptare, të përfaqësuara ne kuvendin e R.M.

Nga këto rrethanat, e dala nga vendimet politike, të cilat rezultojnë me bojkote
nga ana e shqiptarëve, arsyeton se ky shtet nuk është i pranuar nga vullneti politik i
shqiptarëve, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.Prandaj aludojmë se 8
Shtatori nuk pranohet nga vullneti i shqiptarëve si dit feste,por si e imponuar.
R.Maqedonisë akoma funksionon si shtet unitar,megjithëse participojnë edhe parti
shqiptare, në funksionimin e shtetit. Por përsëri,këta parti shqiptare nuk e
reflektojnë vullnetin politik të popullatës shqiptare,sepse dalja e votuesve shqiptar
në ciklet zgjedhore,arin në 23-28%,që është numër i pamjaftueshëm për
përfaqësimin e vullnetit politik të shqiptarëve.

Lëvizja Ilirida do të kërkojë nga elektorati që në zgjedhjet e radhës,të cilat munden
të mbahet së shpejti,që me votat e lira të votohet opsioni federal i shtetit,dhe së
fundit ky shtet të mare rrugën e zhvillimit normal,politik dhe ekonomik.

Do të çfuqizohen aspiratat hegjemoniste të fqinjëve,dhe do të minimizohet
plaçkitja e pasurisë shoqërore nga funksionarët shtetërorë, po ashtu shteti do të stabilizohet me dy shtylla stabiliteti.
Tetovë 08.09.2020 Këshilli themelues