Në dy komuna në Maqedoni do të shpallet gjendje krize

Advertisment

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi sot se në vend ka edhe 4 raste të reja me vi rusin dhe se me këtë numri i të prekurve shkon në 13. Katër rastet janë nga Dibra dhe se u përfshin nga ardhja e dy mërgimtarëve nga Italia, përcjell INA.

Ministri Filipçe njoftoi se Qeveria do të shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. “Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi vendim që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Sot pacientët janë në gjendje stabile, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes. Sot kanë ardhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitiv”, tha mes tjerash Filipçe.

Reklame

Kryetari i qytetit të Dibrës, Hekuran Duka në takimin e sotëm me gazetarët i demantoi informacionet e portaleve të caktuara dhe mediave të tjera se Dibra është nën karantinë. “I lus të gjithë mediat të mos përhapin dezinformata që shkaktojnë panik të panevojshëm jo vetëm në qytet, por edhe më gjerë. Deri më tani askush nuk është futur në karantinë në Dibër”, tha Duka.

Ai shtoi se gjatë ditës do të arrijnë dy ekipe speciale të cilët duhet ta pasqyrojnë gjendjen. Duke bërë retrospektivë për masat dhe aktivitetet e ndërmarra, ai informoi se është formuar një Shtab operativ, në të cilin janë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve përkatëse.(INA)