Në ekranet e celularit koronavirusi mbijeton për 28 ditë!

Advertisment

Virusi përgjegjës për Covid-19 mund të mbetet infektues në sipërfaqe të tilla si kartëmonedhat, ekranet e telefonit apo inox për 28 ditë, thonë studiuesit.

Zbulimi i agjencisë kombëtare australiane të shkencave lë të kuptohet se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë shumë më gjatë nga sa mendohej.Sidoqoftë, eksperimenti u krye në errësirë. Drita UV tashmë është treguar se shkatërron virusin.Disa ekspertë kanë hedhur dyshime edhe mbi kërcënimin aktual që paraqet transmetimi nga sipërfaqet në jetën reale.

Reklame

Koronavirusi përcillet kryesisht kur njerëzit kolliten, teshtijnë ose flasin. Ka edhe prova që ai mund të përhapet edhe nga grimcat e mbetura pezull në ajër. Është gjithashtu e mundur që dikush mund të marrë Covid-19 duke prekur sipërfaqe të infektuara si metali ose plastika, sipas Qendrës amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve. Sidoqoftë, kjo besohet të jetë shumë më pak e zakonshme. Deri tani, mendohej se Sars-cov 2 mund te mbijetonte dy apo tre dite ne banknota e qelq dhe 6 dite ne plastike e çelik.

Top Channel