Në Francë arr estohet pse shiti maska të skaduara, në Shqipëri Rama bën shfaqje

Një burrë 59 vjeçar u arr estua të martën në në Francë pasi kishte shitur maska të skaduara.

Mediat franceze raportojnë se ai u arr estua në rajonin e Oise pasi kishte vënë në shitje online materiale mbrojtëse të skaduara, mes tyre maska dhe dezinfektant.

Reklame

Xhandarmëria tha se operacioni u krye në rajonin me më shumë persona të prekur nga koronavirusi në Francë. Ata zbuluan 9 400 maska, 3 300 doreza, 4 500 pastruese, 80 shishe me xhel hidroalkoolik, të gjitha të skaduara.

Ato ishin hedhur në shitje në një faqe në internet.

Produktet industriale, të skaduara dhe të destinuara për shkatërrim, ishin marrë nga një punonjës i kompanisë. Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet.

Shqipëria është përfshirë nga një skandal i përmasave tronditëse, pasi qeveria ka shpërndarë qindra mijëra maska të skaduara.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama po e përdor këtë skandal për të bërë shfaqje.