Në fshatin Leshnicë, nxënësit bojkotojnë mësimin shkaku i shkollës së vjetër

Advertisment

Përderisa fëmijë të shkollave të tjera fillore sot janë ulur për herë të parë bankat shkollore, 40 nxënës të shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” të Leshnicës se poshtme, do ta bojkotojnë ditën e parë të shkollës.

Arsyeja është shkolla e vjetër.
Prindërit gjate ditës se sotme kanë protestuar duke kërkuar një shkollë te re pasi qe objekti është një barakë nga viti 1976, dhe çatia është me pllaka asbesti qe janë kancerogjene.

Reklame

Ata thonë se pa një shkollë te re ata nuk do i leshojnë fëmijët në shkollë, ndërsa akuzojnë komunën se kërkesen e tyre se kanë marrë parasysh.

Drejtori i shkollës Zeqir Memeti e pranon se faktin se shkolla është e vjetër por thotë se i plotëson te gjitha kushtet dhe janë marrë te gjitha masat qe parashihen ne pandemi.