Në garë për deputetë 1.578 kandidatë, prej tyre 903 meshkuj dhe 675 femra

Advertisment

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të votojnë për listat e kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive me numër të përgjithshëm prej 1.578 kandidatë, prej të cilëve 903 janë meshkuj dhe 675 femra.

Prej tyre qytetarët do zgjedhin 120 që do na përfaqësojnë në organin më të lart ligjvënës në Maqedoni.