Në Gjermani plaçkiten pëllumba dynek nga Maqedonia e Veriut

Advertisment

Autorë të panjohur deri më tani, depërtuan në dy kafaze pëllumbash në një kopsht në rrugën “Alte Bruchsaler Strasse” midis të enjtes, 17.30 dhe të premtes 17.00 dhe vodhën 13 pëllumba të racës “Dynek maqedonas”, me një vlerë të përgjithshme prej mbi 1 000 euro, informon Shtegu.com.

Dëshmitarët që mund të japin informacione në lidhje me vjedhjen e pëllumbave, u kërkohet të kontaktojnë stacionin policor Wiesloch, Tel: 06222 / 5709-0.